Shkëputet shkëmbi, humb jetën 52-vjeçarja shqiptare

Shkëputet shkëmbi, humb jetën 52-vjeçarja shqiptare

Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë në Sarandë si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

Ajo ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale ndërkohë që ka qenë duke kullotur bagëtitë

“Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë”, thuhet në reagimin e policisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.