Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar sot një donacion me vlerë prej 170 mijë dollarëve nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në kuadër të Ambasadës Amerikane, njofton Insajderi.
Në kuadër të këtij donacioni hynë tri automjete transportuese për përdorim nga Njësia për Përcjelljen e të burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese dhe pajisje të tjera.
“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së”, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi.
“ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm”. /Insajderi.com