Shkoi në lokalin e viktimës dhe e theri me thikë – Dënohet me tri vjet burgim

Shkoi në lokalin e viktimës dhe e theri me thikë – Dënohet me tri vjet burgim

Është dënuar me tri vjet burgim M.G., i dyshuar për vrasjen në tentativë në një lokal në Ferizaj.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton Insajderi.

“I pandehuri akuzohet se më 3 korrik 2020 , në Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin V.R., në atë mënyrë që ka shkuar në lokalin në të cilën i dëmtuari merret me prodhimin e akullit, kinse për të blerë akull, mirëpo për shkak të një mosmarrëveshje, derisa i dëmtuari ishte duke mbushur thasët me akull, i pandehuri ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e kraharorit, fytyrës mbrapa kokës dhe në dorën e majtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, si dhe thyerje e brinjës së parë dhe të dytë të majtë”, thuhet në njoftimin për medie të gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Insajderi.com