
Një e mitur nga fshati Hajvali e Prishtinës është zhdukur të premten, njofton Insajderi.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Insajderi.com