Shkoi për vizitë në burg i gjendet substancë narkotike

Shkoi për vizitë në burg i gjendet substancë narkotike

Policia njofton se në qendrën e paraburgimit në Lipjan, gjatë kontrollit të një vizitori i janë gjetur substancë narkotike, sasi prej dy gramëve.

Vizitori kishte për qëllim që t’ia dërgonte vëllait të tij i cili gjendet në vuajtje të dënimit.

Substanca narkotike është konfiskuar ndërsa i dyshimti pas intervistës lirohet me urdhër të prokurorit kujdestar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com