Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë nga nesër rikthehet me mësim

Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë nga nesër rikthehet me mësim

Nga nesër, shkolla “Dëshmorët e Kombit” në komunën e Kamenicës do të ndërpres mësimin online dhe do të fillojë mësimin e rregullt në shkollë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur në “Facebook”, komuna e Kamenicës.

”Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”. Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021. Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com