Shkolla “Ismail Qemali” i kthehet normalitetit, por rrezikon të përmbytet përsëri

Shkolla “Ismail Qemali” i kthehet normalitetit, por rrezikon të përmbytet përsëri

Shiu që ra në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë e mbushi plotë me uji edhe korridorin e disa klasë të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali” në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Hatmane Demiri, drejtoreshë e shkollës tha për lajmi.net se kanë arritur të pastrojnë ujin, por rrymë nuk kanë akoma.

“Kompania e kontraktuar menjëherë mbrëmë ka filluar me pastrimin. Mësimi ka filluar më rregull sot, por rrymë nuk kemi akoma. Jemi frikësuar që ta lëshojmë vetë. Tash do ti thërras edhe ekipet e KEDS dhe do të vinë ta lëshojnë”, tha drejtoresha Demiri.

Ajo tha se faktor kyç i problemit ka qenë kanalizimi, i cili sipas sajë nuk ka arritur ta përpi ujin.

“Kanalizimi nuk ka arritur ta perpi ujin, pasi shkolla ka një pjerrtësi jo të përshtatshme për të reshurat. Por, ky problem nuk ka qenë edhe më herët është i vonë. Ekspertet e Bankës Botërore kaun konstatuar se disa banesa janë këqyr në kanalizimin e shkollës dhe e kanë rënduar atë”, tregon tutje drejtoresha.

Ajo është optimiste që problemi do të zgjidhet në ët ardhmen, por thotë se ka një kosto të madhe.

“Banka Botore dhe Komuna akne konstatuar se duhet t’i bëhet një drenazhim shkollës, i cili siç më është thënë kushton gati sa më ndertu një shkollë të re. Ka gjasë që të në këtë verë”, tha Demiri.

Ndryshe, shiu i mbrëmshëm që ra në Prishtinë, ka përmbysur gati të gjitha rrugët në kryeqytet për disa orë.