Shkon në 112 numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kosovë

Shkon në 112 numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kosovë

Ka arritur në 112 numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndteësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në konferencën e mbajtur për media para pak minutash.

Në adresimin e tyre për media, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, tutje shtuan se dy mijë e 663 raste janë ende aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 92 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Ndërkaq, po në këtë kohë, janë kryer plotë 420 mostra testimi, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve deri më sot në vendin tonë, ka arritur në pesë mijë e 237.

Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta.

“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kurreshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri Zemaj. /Insajderi.com/