Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, ish të prekur me COVID-19, janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23 persona të shëruar.
Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha.
Sonte, përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19, nga Malishevë, dhe gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo: 70 të prekur, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur.