Me rritjen e rasteve të reja pozitive me COVID-19 është rritur edhe numri i rasteve aktive, njofton Insajderi.
Së fundmi shifra e rasteve që vazhdojnë të jenë pozitivë me COVID-19 është rritur në 250.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku më tej ka informuar se në 24 orëshin e kaluar nga tre mijë e 669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Me tre të shëruarit e kësaj dite, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga Coronavirusi kanë vdekur dy mijë e 265 persona.
Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com