Shkon në 26 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 26 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Një paciente 64 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar kështu në 26 numrin e viktimave në Shqipëri nga Covid-19.

64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë.

64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, raporton Tch.