Shkon në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Shkon në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar komandanti i policisë së Ferizajt, Qazim Reka, i cili tutje tha se 12 janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim për shkak të lëndimeve më serioze.

“Numri i të lënduarve ka shkuar në 42. 12 prej tyre janë dërguar në Prishtinë ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në Ferizaj nëpër klinika të ndryshme janë të shpërndarë”, ka thënë Reka.

Ndërkaq, nga Qendra Emergjente e QKUK-së, thonë se nëntë nga të lënduarit janë duke u trajtuar në këtë qendër, dy prej të cilëve kanë hyrë në sallën e operacionit.

“Nëntë persona i kemi në Klinikën Emergjente si pasojë e të djegurave dhe 12 të tjerë janë në Spitalin e Ferizajit, gjendja e tyre është mesatarisht stabile. Dy prej të lënduarve kanë hyrë në sallë operative”, ka thënë drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani për Insajderi-n. /Insajderi.com