Është rritur numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Kosovë, njofton Insajderi.
Edhe pse nuk ka njoftim konkret dhe të dhëna zyrtare nga IKSHPK edhe për një vdekje nga Covid-19, ky lajm kuptohet nga njoftimi i përditshëm i IKSHPK, ku shifra e të vdekurve sot me datën 28.09.2020, raportohet të jetë në 49, për dallim nga dje më 27.06.2020 ku numri i të vdekurve në njoftimin zyrtar të IKSHPK-së ishte 48.
Numri total i rasteve pozitive deri sot është 2677 nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin Covid-19, me gjithsej 49 raste të vdekjes për të cilët është njoftuar se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Insajderi.com