Shkon në 51 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19

Shkon në 51 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19

Ka shkuar në 51 numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kosovë, njofton Insajderi.

IKSHPK dje në mbrëmje pati njoftuar se deri me datën 29 qershor janë 49 vdekje.

Kurse sot, në njoftimin e çdoditshëm që jepet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u njoftua se janë shënuar tashmë 51 vdekje.

Gjatë ditës nuk është dhënë ndonjë informacion apo detaje për vdekjen e dy të infektuarve.

Lajmi është bërë i ditur vetëm në njoftimin e mbrëmjes, kur IKSHPK del me të dhëna të detajuara për numrin e të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve./Insajderi.com