Shkon në mbi 70 mijë numri i aplikuesve në Trust

Shkon në mbi 70 mijë numri i aplikuesve në Trust

Gati tri orë pas hapjes së aplikimit për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve, kanë aplikuar mbi 70 mijë persona, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

“Ne jemi marrë ndërkohë me gjetjen e zgjidhjes së shpejt dhe ofrimin e një adresë të re ku procesi ka shkuar dhe po shkon mirë. Deri më tani i kemi mbi 70 mijë aplikues”, ka thënë Demi.

Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.

“Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë shifrën 100 mijë. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash”, ka thënë Demi në RTK.

Sa i përket se si do të bëhet tash pagesa e aplikuesve, Demi ka thënë se pagesa bëhet në grup, në bllok.

“S’ka rëndësi kur aplikon, sepse pagesat në bankë do të bëhen në grup. S’ka rëndësi sa shpejt aplikon dhe nuk është me nxitim të bëhet kjo – sot, nesër apo pas pesë ditësh paratë do të dalin në bllok. Do të jemi këtu që t’ju shërbejmë të gjithëve”, ka thënë Demi./Insajderi.com