
Një nxënëse nga Prishtina, ka shkuar ë shkollë me shenja dhune në fytyrë, njofton Insajderi.
Siç raporton policia, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar babai i saj.
Pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton policia me anë të raportit 24-orësh.
“Prishtinë 18.05.2021 – NN. Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka ardhë në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com