Shkrimi i Trump për marrëveshjen e linjës ajrore, reagon Thaçi

Shkrimi i Trump për marrëveshjen e linjës ajrore, reagon Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar presidentin e ShBA-ve, Donald Trump, që mundësoi arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për hapjen e një linje ajrore ndërmjet dy vendeve.

Thaçi, në rrjetin social Twitter, shkroi se roli i Trump për stabilitetin dhe paqen në rajon është i domosdoshëm.

“Faleminderit Presidenti Trump. Roli juaj për paqen dhe stabilitetin është i domosdoshëm”, shkroi Thaçi, duke komentuar përshëndetjen e arritjes së marrëveshjes nga homologu i tij amerikan.

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka reaguar të marten me tone triumfaliste për atë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar në Berlin.

“Secili thoshte se kjo nuk mund të bëhet. Për herë të parë pas shume vitesh do të këtë fluturime direkte ndërmjet Serbise dhe Kosovës. Një fitore tjetër”, ka shkruar Trump duke i falënderuar bashkëpunëtorët e tij Robert O’ Brien dhe Ambadadorin Grenell.

 

Shiko edhe: