Shkrimtari që i thurte lavde Milosheviqit fiton Çmimin Nobel – reagon ashpër Vlora Çitaku

Shkrimtari që i thurte lavde Milosheviqit fiton Çmimin Nobel – reagon ashpër Vlora Çitaku

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për letërsinë, që u dha sot në Suedi.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila e quajti skandaloze.

“Komiteti Nobel vendosi që të shpërblejë Peter Handken një njeri që lavdëroi Millosheviqin ‘Kasapin e Ballkanit’ dhe mbështeti regjimin e tij gjenocid”, shkroi Çitaku.

Ajo shtoi se nuk ka asgjë fisnike në këtë pikë dhe se ky është një vendim prekës dhe i turpshëm.

Çmimi “Nobel” nuk u dhurua vitin e kaluar për shkak të disa skandaleve brenda Akademisë…, kurse sot i dhuruan dy sosh, ai i vitit të kaluar iu dha shkrimtares polake, kurse çmimi i vitit 2019 iu dha shkrimtarit austriak Handke.

 

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi duke mbajtur fjalim për vdekjen e Slobodan Millosheviqit