‘Shkrimtarin Handke’ e kemi në Prishtinë

‘Shkrimtarin Handke’ e kemi në Prishtinë

Shkruan Faton Abdullahu

Ne po e kritikojmë shkrimtarin, tash nobelsitin, Peter Handke gjithsesi me të drejtë. Por atë gabim idiotesk që e bëri Komisioni për ndarjen e çmimit Nobel me shkrimtarin Handke e kanë bërë pushtetarët tanë komunistë në Kosovë të ndihmuar nga intelektualët mediokër dhe sahanlëpirës duke e lartësuar shkrimtarin Hivzi Sylejmmani.

Kjo ka ndodhë dhe është aktive edhe sot e kësaj dite edhe pse H Sylejami ka qenë gjyqtar dhe prokuror në kohën e Rankoviqit dhe ka dënuar patriot shqiptarë me vdekje dhe me shumë vite burg.

Kush na dëgjon neve çfarë themi për shkrimtarin Peter Handke, sidomos intelektualët tanë, kur nuk jemi të zot me e shpërla të kaluarën tonë prej këtyre ‘handkeve’ në kulturën tonë së paku në shenjë respekti për ato viktima në ‘Strelishte’ të Prishtinës dhe të atyre familjareve që ju pushkatuan të afërmit e që koha veprës së tyre ua dha pëlqimin.