Shkronja të cilën e kanë problem ta shkruajnë deputetët e PDK-së

Shkronja të cilën e kanë problem ta shkruajnë deputetët e PDK-së

Pasi një gabim drejtshkrimor i Kadri Veselit, kur e shkroi gabimisht shkronjën “I” u konsiderua si një huqje e kryetarit të PDK-së, edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë të njëjtin gabim.

Në listën e 43 deputetëve që kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ishin edhe shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

E në shkrimin e emrave dhe mbiemrave të tyre, dy prej deputetëve të PDK-së: Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa kanë bërë të njëjtën huqje sikurse të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, në vitin 2016, raporton Insajderi.

Në shkrimin e merave të tyre, në shkronja të mëdha shtypit – sipas alfabetit të gjuhës shqipe, ata kanë vendosur nga një pikë mbi shkronjat “J” dhe “I”. Kjo mënyrë e të shkruarit konsiderohet e gabueshme sipas rregullave të drejtshkrimit shqip. /Insajderi.com