SHSKUK: 43 pacientë në gjendje të rëndë me virusin COVID-19

SHSKUK: 43 pacientë në gjendje të rëndë me virusin COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore me virusin COVID-19, përcjell Insajderi.

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 675 pacientë të konfirmuar me Sars-Cov-2, thuhet në njoftimin e kësaj klinike.

Prej tyre 644 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, vetëm në QKUK janë të shtrirë 275 pacientë pozitivë me Coronavirus, prej të cilëve 21 janë në gjendje të rënduar./Insajderi.com