![Shkumbin Demaliaj: Kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/07/demaliaj-730x440.jpg)
Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se “kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston”, duke aluduar në COVID-19, derisa ka folur në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Megjithatë, më vonë u kuptua se ky ishte një ironizim i Demaliajt i drejtuar si kritikë ndaj kolegëve të tij se vetëm po flasin e nuk po ndërmarrin asgjë.
“Kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston, ose jemi të imunizuar tepër, por që 24 orët e fundit ka vetëm COVID politik”, ka deklaruar Demaliaj.
Ai ka folur edhe debatin që po bëhet se cila qeveri – Kurti apo Hoti – po e menaxhon më mirë situatën me pandeminë.
“Ata tjerët dilshin me sekretaresha me këmbë mbi tavolinë”, ka deklaruar pos tjerash deputeti i AAK-së.
“Është gjynah, është sakatim i qytetarit”, shtoi ai, unë nuk kam gjetur maska as për vete as për familje më parë”.
“Sot jemi para një dileme ka po orientohemi”./Insajderi.com