Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot në profilin e tij në Facebook, porositi që asnjëherë mos ta harrohet dhe të mos përsëritet moti i lig, i cili para katër viteve e kaploi Shkupin.
“Me pikëllim përkujtohemi në ditën e sotme, kur para katër viteve Shkupi është goditur nga moti i lig, që shkaktoi përmbysje në fshtrat Stajkovci, Smillkovci, Hasanbeg dhe Haraçinë, me ç’rast jetën e kanë humbur 22 bashkëqytetarë tanë”, shkruan ai.
“Sot jeta në këto fshatra të Shkupit është kthyer në normalitet, për çka dëshmojnë rrugët e asfaltuara, shtretërit e pastruara të lumenjve dhe rrjeti i ri ujësjellës, ndërsa qytetarët edhe sot flasin për ndihmën e ofruar, për heroizmin dhe solidaritetin, që janë demonstruar nga ana e qytetarëve tanë nga tërë shteti”, ka shkruar Spasovski.
“Asnjëherë mos të harrohet, asnjëherë mos të përsëritet!”.
Ndryshe, familja Fejzullahu nga Hasanbegu mbeti pa Elifen 15 mujashe, të cilën bashkë më të atin e mori dallga e madhe e vërshimeve të 2016-ës.
Në mesin e 22 viktimave pa shenja jete u gjet i ati, por operacioni i kërkim shpëtimit për Elifen u ndërpre një muaj pas ngjarjes tragjike të natës së gjashtë gushtit. Dëmet e mëdha materiale jo të gjithë banorëve ua ka kompensuar shteti.
Sipas Shtabit emergjent të krizave diku rreth pesë mijë shtëpi banimi u patën dëmtuar pjesërisht ose rrënuar plotësisht në këtë zonë.
Banorët thonë se asnjë dëmshpërblim nuk kanë marrë për pronat e tundshme, si veturat e demoluara apo makineritë tjera të punës dhe për të mbjellat e tyre bujqësore të shkatërruara për atë vit./Insajderi.com