Shkup: Protesta në mbrojtje të të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 2017

Shkup: Protesta në mbrojtje të të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 2017

Nën moton “Demokraci për Maqedoninë, liri për mbrojtësit e Kushtetutës”, është mbajtur sot në Shkup, protesta në mbrojtje të personave të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Protesta filloi para Qeverisë, ndërsa përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në të morri pjesë edhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë bëri edhe thirrje për mbështetje të protestës.

Në fjalën e tij para mediave, Mickoski kërkoi rigjykim për procesin gjyqësor me qëllim që siç tha ai, t’u jepet edhe një mundësi të akuzuarve.“Protesta është shprehje e gjendjes së përgjithshme në shoqëri. Populli është i pakënaqur, populli sot ka dalë në mbrojtje të njerëzve që e mbrojtën Kushtetutën. Një ditë i dënuar pafajësish është sa gjithë jetën burg. Pasi kemi praktikë gjyqësorepër rihapje të rasteve, përse të mos rihapet ky rast që njerëzit të kenë mundësi të dytë për tu mbrojtur dhe për ta dëshmuar pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Hristian Mickoski,transmeton Insajderi.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, ka reaguar për protestën për lirimin e të dënuarve për dhunën në Kuvend, duke vlerësuar se VMRO-ja e udhëhequr nga “humbësi” Hristijan Mickoski vazhdimisht e mbron e krimin dhe kriminelët.

“Me protestën e sotme edhe një herë dëshmojnë se janë në mbrojtje të dhunës, në mbrojtje të përpjekjeve për puç, për mbrojtje të tentim vrasjeve të deputetëve, gazetarëve dhe punonjësve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Partia në pushtet ka përsëritur qëndrimin se ish-kryeministri Nikolla Gruevski qëndron pas protestës për mbrojtjen e terrorizmit që u nxit nga vet VMRO-DPMNE-së. /Insajderi.com