Shaban Veseli, Behar Dalili dhe Besar Kalisi në seancën e sotme për protestat që u bënë për rastin “Monstra” në Maqedoninë " />

Shkup, protestat për “Monstrën”, tre të akuzuar kanë pranuar fajin

Shkup, protestat për “Monstrën”, tre të akuzuar kanë pranuar fajin

Shaban Veseli, Behar Dalili dhe Besar Kalisi në seancën e sotme për protestat që u bënë për rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut  kanë pranuar fajin.

Gjykatësi Marin Stanevski theksoi se për të akuzuarin Besim Kasami do të ndahet procedura pasi që i është përkeqësuar gjendje e tij shëndetësore.

Gjithashtu, procedura do të ndahet edhe për Bashkim Sulën, pasi që nuk është i kapshëm për organet e rendit.Arton Sadiki dhe Fabio Idrizi janë deklaruar se nuk ndihen fajtor dhe për këtë është caktuar seanca e radhës për më 31 mars.Ndryshe, Prokuroria Publike e vendit fqinj i akuzon shtatë persona për “dhunë” ndaj zyrtarëve policorë, gjatë protestës

Sipas prokurorisë në protestën e 26 shkurtit për rastin “Monstra”, në Shkup personat e akuzuar e kanë gjuajtur policinë me gurë dhe gjësende të forta.

“Me veprim të përbashkët kanë kryer dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe personave tjerë. Ata bashkërisht kanë gjuajtur ndaj policisë, gurë, pllaka bekatoni, shufra hekuri dhe mjete tjera, në përpjekje që ta thyejnë kordonin policorë.

Si rezultat i kësaj, kanë marrë lëndime të rënda trupore 11 policë dhe një gazetar i pranishëm në ngjarje”, thonë nga Prokuroria e vendit fqinj.Sipas Kodit Penal, personave në fjalë u kanoset burg prej tre muaj deri në 5 vjet. /Insajderi.com