
Është kryer me sukses aksioni i shpëtimit në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut (Shkup). I riu i cili tentoi të vetëvritej nga ballkoni i ndërtesës në hyrje të Çarshisë së Shkupit, është shpëtuar nga policia, njofton Insajderi.
Policia ka arritur ta bind të heq dorë nga qëllimi për të vrarë veten e tij.
Aksioni ka zgjatur disa orë, derisa në afërsi të godinës u vendos edhe dyshek për shpëtim.
Në terren përpos policisë, kishte ekipe edhe të zjarrfikësve si dhe të mjekëve nga Ndihma e Shpejt./Insajderi.com