
Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona nga Kosova është dërguar në Prokurorinë në Kroaci.
Ai është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Shtetit ku është kërkuar paraburgim për të.
Vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurave do të merret të martën.
Në një video të publikuar nga ‘Sbonline.net’ shihet momenti kur shoferi del nga veturat e policisë së Kroacisë.
Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën në aksidentin e autobusit i cili po vinte nga Gjermania për në Kosovë./Insajderi.com