Me gjashtë vite burg është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova, i cili u aksidentu në në Slavonski Brod të Kroacisë në korrik të vitit të shkuar, e në të cilin aksident vdiqën 10 persona.
Vendimi është marrë nga Gjykata Komunale e Slavonski Bord.
Sipas mediumit kroat “24sata”, shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin.
Aksidenti kishte ndodhur në mëngjesin e 25 korrikut 2021, në orën 06:20, ku autobusi nga Kosova kishte dalë nga rruga në autostradën afër Slavonski Brod.
Në autobus ishin 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy vozitës, kryesisht shtetas të Kosovës, që punonin në Gjermani, duke udhëtuar nga Frankfurti për në Prishtinë për pushime.
Dhjetë persona humbën jetën, 45 u plagosën, 15 prej tyre u lënduan rëndë dhe 30 persona u lënduan më lehtë.
Nga aksidenti ka humbur jetën njëri nga shoferët e autobusit.