
Një aksident i çuditshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një parking në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, ka publikuar një video nga momenti kur vetura ka rrëshqitur dhe ka rënë mes dy veturave, të cilave u ka shkaktuar dëme materiale.
Nga ky aksident nuk ka të lënduar, kanë bërë të ditur për Insajderi.com nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:30 është raportuar aksidenti, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rast po merret njësiti përkatës”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënës e PK-së për rajonin e Prishtinës./Insajderi.com

Foto nga aksidenti