Shoferi ia thyen dy këmbët policit, arrestohet pas 30 minutash ndjekjeje

Shoferi ia thyen dy këmbët policit, arrestohet pas 30 minutash ndjekjeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Kuçovës ku një punonjës policie është përplasur me makinë në krye të detyrës.

Efektivi Jonuz Vrapi është plagosur rëndë ndërkohë raportohet se ai ka pësuar thyerje në të dyja këmbët.

Por, burimet bëjnë me dije për noa.al se fatmirësisht efektivi është jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ngjarja është e qëllimshme ndërkohë personi që përplasi policin me makinë është shtetasi Ylli Luka, 37-vjeç, i cili u arrestua rreth 30 minuta pas ngjarjes.

Ky i fundit u ndalua në qendër të qytetit të Kuçovës nga patrulla për verifikim dokumentacioni. Por, teksa ka debatuar ashpër me policët, i ka dhënë gaz makinës dhe ka përplasur efektivin Vrapi duke e plagosur rëndë.

Më pas, ai është larguar me shpejtësi dhe pas 30 minutash ndjekje, është arrestuar nga policia.