Shoferi kosovar deri sa kaloi në “Rrugën e Kombit”: Ju silleni sikur jemi kriminelë

Shoferi kosovar deri sa kaloi në “Rrugën e Kombit”: Ju silleni sikur jemi kriminelë

Taksa për shfrytëzimin e autostradës në rrugën e kombit e cila ka hyrë në fuqi ditëve të fundit, ka indinjuar kosovarët.

Por përveç që duhet të paguhet 5 euro për hyrje dhe 5 të tjera për dalje, qytetarët e Kosovës shprehin edhe një shqetësim tjetër, që kusuri i kthehet në lekë.

“Çka do të thotë se kjo monedhë nuk mund të konvertohet në Kosovë, ndërsa qytetarëve të Shqipërisë u kërkohet euro, çka do të thotë se ata duhet të kryejnë edhe një procedurë përpara se të udhëtojnë për në këtë aks”, shkruan ORA News.

Në një kronikë që ka bërë televizioni me disa qytetarë që kanë kaluar dje në këtë aks rrugor, kanë shprehur shqetësimin për çmimin e lartë që duhet të paguajnë dhe kusuri i cili nuk u kthehet në euro.

Njëri nga shofertë tha se po ndihej sikur të ishte kriminel me trajtimin që i ishte bërë nga zyrtarët doganorë.

“ I dhanë 5 euro, ai më ktheu lekë. Çfarë më duhen lekët mua. Gjysmë ore më maltretoi aty. Kurse polici mi mori të gjitha dokumentet. Aspak fjalë të mira por me një gjuhë kërcënuese. Faleminderit për këtë pritje. Ne kemi vdekur në Kosovë për Shqipërinë, ju silleni sikur të ishim kriminel”, tha ai.