
Ish-nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu i ka komentuar proceset e fundit të LDK-së në skenën politike.
Afrimin e LDK-së me Vetëvendosjen, Kryeziu e quan si dekadencë të pandalshme të dobësimit të ish-partisë së tij.
“Lidhja Demokratike e Kosovës si forcë politike në dekadencë të pandalshme është atraktive si burim i anëtarësisë për forcat e tjera politike. Është rasti i mirë për të tjerët, “Mors tua-vite mea” që do të thotë në shqip, vdekja jote, jeta ime”, ka thënë Kryeziu.
Ish-kryetari i Prizrenit mendon se Isa Mustafa është ai që e ka sjellë LDK-në në këtë situatë. I pyetur se kush mund të jetë pasuesi ideal i Mustafës, Kryeziu e ka një përgjigje.
“Dekadenca e LDK-së është meritë e Mustafës. Është përgjegjësi e tij tani të gjejë një pasardhës për partinë”, ka thënë Kryeziu për Indeksonline.
Ai e ka edhe një porosi për fund për liderin aktual, Isa Mustafa.
“Shoku Isë nuk është mirë të pensionohet derisa ta sjellë partinë në vendin e pestë. Si forcë e pestë e jep kryeministrin dhe natyrisht kush tjetër do të mund të jetë kandidat? I pashmangshmi Isa Mustafa”, ka thënë Eqrem Kryeziu.