Shoqata e Bankave vjen me kërkesë për përfituesit e 10 përqindëshit nga Trusti

Shoqata e Bankave vjen me kërkesë për përfituesit e 10 përqindëshit nga Trusti

Shoqata e Bankave të Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë përfituesve që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale që pas njoftimit për transferimin e mjeteve në llogaritë e tyre të shfrytëzojnë instrumentet elektronike si e-banking dhe kartelat bankare për të kryer blerje, njofton Insajderi.

Kjo për të shmangur tollovinë, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

“Megjithatë, për rastet kur është e domosdoshme tërheqja fizike e parave të gatshme lusim qytetarët që të përdorin rrjetin e bankomatëve të bankave, i cili është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion me kapacitetet të plota”.

“Në këtë formë do të shmangen pritje në radhë të gjata brenda degëve të bankave duke parandaluar shpërndarjen e COVID-19 dhe pritjeve të panevojshme në radhë”, thuhet në njoftimin e SHBK-së.

Tutje, bëhet e ditur se sektori bankar gjatë gjithë kësaj kohe do të vazhdojë të ofrojë të gjitha shërbimet financiare me kapacitet të plotë për të gjithë klientët bankar./Insajderi.com