Shoqata e Gastronomeve për një muaj do ti ushqejë falas mjekët e QKUK-së

Shoqata e Gastronomeve për një muaj do ti ushqejë falas mjekët e QKUK-së

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka vendosur që t’i ndihmojë stafit mjekësor të QKUK-së duke iu shërbyer shujta të ushqimit për një muaj falas, njofton Insajderi.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Klloqkoqi, ka thënë se në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë vendosur që në këto kushte pandemie t’u ndihmojnë mjekëve më mënyrën që ata dinë, duke u përgatitur ushqim.

Ushqimi që do tu sherbet mjekëve të QKUK-së, do të jetë në ndërrimin e paradites, ku pritet të ushqehen rreth 400 mjekë, dhe atyre të pasdites rreth 200 mjekëve.

“Ne si Shoqatë e Gastronomeve të Kosovës jemi të gatshëm në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë t’i ndihmojmë QKUK-së me atë që dimë ta bëjmë më së miri. Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme te përgatis shujta për rreth 400 mjekë të paradites dhe 200 të ndërrimit të dytë. Ideja e këtij gjesti simbolike është ti japim një ndihme kuzhinës te QKUK”.

Më pas Kllokoqi, bërë publik emrat e lokalëve te gastronomisë që i janë bashkuar kësaj iniciative.

“Nismës tonë deri tani i janë bashkangjitur gastronomet e Prishtinës që janë Gizzu grill, DONCAFE, Greatëood, Miqt pun, Star Sun, Che bar, Hotel Sirius, STORIES taste&tell, Lulus, Dar tea room, Momo, Shisha bar Noar, Babel, Dit e nat, Caffez lounge, Casa Cafe, Soma, Miqt taverna, Galery, Bon Vivant, Deck, Trock taverna,Guest,Sushico,Green Protein,Kadare bar&books, Apartamenti, Sette coffee & more, Flamingo lounge, Annex, Çarshia Lounge, n’Katun, Mono, Sach Pizza, Banana Split”.

Në fund është bërë thirrje që edhe biznese tjera që kanë të bëjnë me gastronominë t’i bashkohen kësaj iniciative./Insajderi.com