Shoqata e Naftëtarëve thërret kuvend të jashtëzakonshëm

Shoqata e Naftëtarëve thërret kuvend të jashtëzakonshëm

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, sot të pritet të mbajë kuvend të jashtëzakonshëm, njofton Insajderi.

Në këtë kuvend do të shqyrtohet Udhëzimi Administrativ 06/2019 për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimi i agregatëve.

Në këtë mbledhje i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

“Shoqata e Naftëtarëve kundërshton pastrimin e rezervarëve në çdo 3 vite. Ne kërkojmë qe të bëhet pastrimi i rezervave sipas standardeve te BE-së dhe në regjion. Ne jemi të detyruar të thërrasim kuvend të jashtëzakonshëm. Udhëzimi 06/2019 është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi. Këtë udhëzim e ka kundërshtua edhe zyra ligjore e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj”, ka thënë kryetari I kësaj shoqate, Fadil Berjani për KosovaPress. /Insajderi.com