Shoqata e transportit rrugor të Kosovës, ka paralajmëruar protesta nëse deri më 28 janar nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, të shtunën përmes një konferencë për medie, tha se kanë tentuar në disa takime që kanë pasur me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, të gjejnë një zgjidhje.
“Ne kemi adresuar shkresë te kryeministri dhe kemi kërkuar që të mbajë premtimet e tij për të mbështetur sektorin privat dhe sektorin e transportit rrugor”, tha ai.
Kurtishaj ka përmendur tri kërkesat që kanë ndaj Qeverisë në detyrë.
“Subvencionimi prej 0.50 centë për kilometër, secili operator ekonomik, në bazë të udhëtimit të lëshuar nga MI për linjat e rregullta për operatorët e transportit rrugor me autobusë.
Të sigurohen pagat e punëtoreve nga Qeveria dhe të paguhen në bazë të listës së pagave të realizuara nga muaji paraprak përmes ATK-ë dhe Trustit.
Ndryshimin e TVSh nga ajo 18 përqind në heqjen eTVSH0së pra 0% siç ka qenë deri më 1 shtator 2015 sipas drejtave të BE-së”, u shpreh ai./Insajderi.com