Shoqërohet në polici i mituri që sulmoi gruan rome në Lipjan

Shoqërohet në polici i mituri që sulmoi gruan rome në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherësh të shoqërohet në stacionin policor personi i dyshuar, 17-vjeçar, i cili ka qenë i përfshirë në rastin e sulmit fizik ndaj gruas së komunitetit rom në Lipjan.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Policia e Kosovës deklaron se do të vazhdojnë me angazhimet e tyre policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, duke krijuar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallime.