Një person është shoqëruar në polici të hënën mbrëma për hedhje të fishekzjarrëve në kryeqytet, njofton Insajderi.
Fishekzjarret janë hedhur në rrugën “Fehmi Agani”.
Nga policia nuk kanë dhënë detaje tjera lidhur me rastin.
“Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në stacionin policor një person, për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Insajderi.com