Shpallet fajtor, Gani Geci dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Shpallet fajtor, Gani Geci dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014, transmeton Insajderi.

Me këtë rast, Geci është dënuar me tri vjet e gjashtë muaj burgim lidhur me akuzën për këtë vrasje.

Sipas aktgjykimit të shpallur të premten, nga gjykatësi Radosllav Markoviq, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj tij u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv, ndërsa në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.

Sipas aktakuzës, Gani Geci e kishte vrarë Ruzhdi Shaqirin në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014. /Insajderi.com