Shpallet konkursi për zv-drejtor të Policisë së Kosovës

Shpallet konkursi për zv-drejtor të Policisë së Kosovës

Është hapur konkursi për zëvendësdrejtor të ri në Policinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë.

Pas emërimit të Samedin Mehmetit në krye të këtij institucioni, do të vazhdohet me emërimin e zëvendësit të tij.

Mandati i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm është pesë vjet me mundësi vazhdimi. /Insajderi.com