Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari, i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina.
Ai është Denis Marku, i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.
Policia londineze thotë se 21-vjeçari shqiptar ishte punonjës banke dhe se ka dyshime të forta se ai keqpërdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina.
Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.