Policia e Shtetit ka shpallur skenë krimi selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, duke vendosur kështu shiritat e verdhë në ambientet e jashtme.
Ndërkaq, pas ndërhyrjes së Policisë janë larguar protestuesit të cilët janë drejtuar drejt Kryeministrisë, të prirë edhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Tutje, Duma theksoi se ajo nuk beson në dhunë, e as në saldim të dyerve.
“Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhe dhunën. Nuk ka demokrat që sulmon një demokrat. Erdhëm këtu se asnjë nuk mund ti lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave.
Por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidershipi i cili i vjetër, ti thosha ‘hajdeni këtu dhe futuni brenda normal’ dhe grupi i deputetëve të PD-së duhet të vinin dhe diskutonin qetësisht. Dhuna nuk duhet të ndodhte”, tha ajo./Insajderi.com