Shpallet tender për ta ngjyrosur ndërtesën e Kryeministrisë

Shpallet tender për ta ngjyrosur ndërtesën e Kryeministrisë

Vetëm një javë pasi Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës, Ministria e Administratës Publike ka shpallur tender për furnizim me ngjyrë për ngjyrosjen e zyrave në ndërtesën e Kryeministrisë.

Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, të publikuar nga Ministria e Administratës Publike në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë e ditur se për lyerjen e mureve në ndërtesën e Kryeministrisë do të shpenzohen rreth 1 mijë euro nga buxheti i shtetit.

“Furnizim me ngjyrë për ngjyrosjen e zyrave në ndërtesën e Kryeministrisë”, thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

Për këtë tender kishin aplikuar tri kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Elektroterm-Ing”.

Kontrata është nënshkruar më 13 shkurt të këtij viti.

Shiko edhe :