Shpejt dihet data kur do të fillojë mësimi nëpër shkolla, thotë ministri Likaj

Ramë Likaj: Kemi tre skenarë, të cilët janë në funksion në bazë të gjendjes me pandeminë, i fundit është ai për mësimin në distancë, por do të punohet që mësimi të mbahet në shkolla me masa mbrojtëse dhe kujdes maksimal.

Shpejt dihet data kur do të fillojë mësimi nëpër shkolla, thotë ministri Likaj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se shumë shpejt do të merret vesh data se kur do të fillojë mësimi nëpër shkollat e Kosovës dhe saktësisht në çfarë forme, njofton Insajderi.

Këto komente Likaj i ka bërë derisa ka realizuar një vizitë në komunën e Gjilanit ku ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e këtij qyteti, Lutfi Haziri.

“Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi. Në këto kushte pandemie, jemi shumë të kënaqur me përgatitjet për fillimin e mësimit. Gjithashtu, kemi biseduar edhe për angazhimin e mësimdhënësve rezervë dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit në procesin mësimor”, deklaroi ministri.

“Kemi tre skenarë, të cilët janë në funksion në bazë të gjendjes me pandeminë, i fundit është ai për mësimin në distancë, por do të punohet që mësimi të mbahet në shkolla me masa mbrojtëse dhe kujdes maksimal”, ka thënë Likaj./Insajderi.com