Shpend Ahmeti: Alarmante rritja e shpejtë e të infektuarve me Covid-19

Shpend Ahmeti: Alarmante rritja e shpejtë e të infektuarve me Covid-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është shumë e ndejshme dhe shqetësuese gjendja aktuale e të infektuarve me Covid-19 në Prishtinë, njofton Insjaderi.

Ahmeti thotë se që nga 20 marsi deri më sot në Prishtinë janë regjistruar 1963 raste prej të cilave janë 1209 akoma aktive.

“Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive”.

Ahmeti më pas ka përsëritur apelin për respektimin e tri masave bazike që mundësojnë parandalimin e Covid-19, ku bartja e maskës është më e rëndësishmja./Insajderi.com