Shpend Ahmeti apelon për kujdes pas rrezikut nga coronavirusi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar për kujdes pas rasteve të fundit me coronavirus.

Shpend Ahmeti apelon për kujdes pas rrezikut nga coronavirusi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar për kujdes pasi rritjes së rasteve me COVID-19.

Ahmeti ka thënë se të gjithë kemi obligim që të ruajmë vetën dhe të tjerët.

“Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë:

Mirëdita Prishtinë,

Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë alarmante dhe shqetësuese!

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!