fbpx

Shpend Ahmeti e Selim Pacolli nuk koordinohen mes vete, hutojnë qytetarët

Shpend Ahmeti e Selim Pacolli nuk koordinohen mes vete, hutojnë qytetarët

Arritjen e 21 autobusëve të rinj dhe futjen e tyre në përdorim, e ka pritur me padurim kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai gjatë ditës ka publikuar edhe një orar në rrjetin social për qarkullimin e këtyre autobusëve.

Por duket se për këtë orar kryetari dhe nënrkyetari i Prishtinës, Selim Pacolli nuk janë koordinuar, shkruan Insajderi.

Shpend Ahmeti ka shkruar se autobusët do të qarkullojnë tri herë në Gollak, e Selim Pacolli pesë herë.

“Po ashtu linjes 3 do ti shtohet edhe një sub-linjë që kalon te Princi u Arbërit dhe përshkon edhe gjithë rrugën Muharrem Fejza. Një autobus do të qarkullojë tre herë në ditë në fahatrat e Gollakut deri në Keqekollë”, ka shkruar Ahmeti.

Por ndryshe ka thënë vartësi i Ahmetit, Selim Pacolli.

“Sot, me 1 Tetor, me 21 autobusët e rinjë që janë vënë në qarkullim, krahas shtimit të linjave në zonat urbane, transporti publik do të përshkojë pesë herë në ditë edhe fshatrat e zonës së Gollakut. Shumë i lumtur për këtë zhvillim. Vazhdojmë tutje, për Gollakun!”, ka shkruar ai.

Kjo ka shkaktuar huti te qytetarët të cilët ende nuk kanë arritur ta kuptojnë orarin e saktë të këtyre autobusëve. /Insajderi.com