Shpend Ahmeti ka një lajm për kryeqytetasit

Shpend Ahmeti ka një lajm për kryeqytetasit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se rruga “Fehmi Lladrovci”, në kryeqytet do të përfundoj ndërtimet sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se kahu tjetër i rrugës do të të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

“Sot perfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës Fehmi Lladrovci prej rrethit te flamurit deri te rrethi i Spitalit. Përgëzime për kompaninë dhe drejtorinë për afatin rekord dhe pa pengesa të mëdha në trafik. Tash edhe anën tjetër”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com