Shpend Ahmeti kërkon të bëhen ndryshime kushtetuese pas zgjedhjeve

Shpend Ahmeti kërkon të bëhen ndryshime kushtetuese pas zgjedhjeve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të ndryshohet Kushtetua e Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për tri arsye; për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, afatin 15-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.

Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës.

Ai ka kritikuar edhe vendimin e Kushtetueses që kryeparlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve teksa ka shtuar se pasiguri ka shkaktuar edhe vendimi i fundit që ua ndalon kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit.

“Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetuese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, duke shtuar se po që se s’bëhen ndryshimet “në zgjedhjet e radhës do t’i vajtojmë prapë këto mangësi”./Insajderi.com

Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, January 19, 2021