Shpend Ahmeti: Këto janë potezat e fundit të Thaçit e krahut të luftës

Shpend Ahmeti: Këto janë potezat e fundit të Thaçit e krahut të luftës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se si parti opozitare janë të gatshëm të ulen e të diskutojnë me të gjitha subjektet politike për ta gjetur kompromisin e duhur në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që opozita t’i bashkërendojë veprimet për të ndalur aventurat e rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi në Bruksel.

“Për çfarë marrëveshje historike me Serbinë po flasim, kur Vuçiq nga veriu thotë se nuk do ta njohin kurrë Kosovën. Pastaj edhe Daçiqi tha se e njohin Kosovën, vetëm atëherë kur ‘derrat të fluturojnë’. Atëherë çfarë kompromisi do të bëhet në fund të dialogut. Mendoj se ia kemi nis pak mbrapshtë kësaj pune”, ka thënë Ahmeti.

Duke komentuar veprimet e fundit të Thaçit dhe të koalicionit qeverisës, ai ka thënë se këto do të jenë ‘potezat e fundit të tij dhe krahut të luftës”.